JOQ Albania
Home

35% e ekipit me koronavirus, shpërthejnë te Valencia: E morëm virusin në Milano!
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 17/03/2020 9:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vazhdon të rritet gjithnjë e më shumë numri i të infektuarve me koronavirus te skuadra e Valencias, teksa 5 lojtarë kanë rezultuar pozitivë ndaj testit pozitivë.

Gayà, Garay, Mangala, Camarasa y Juan Aliagajanë të infektuar, ndërsa klubi ka informuar mbrëmjen e djeshme se ka edhe 9 raste të tjera në skuadër dhe në stafin teknik.

Valencia nuk e ka dhënë ekzakt numrin e të infektuarve, por bën me dije se janë raste asimptomatike dhe të gjithë po ndjekin këshillat dhe indikacionet e mjekëve.

35% e skuadres- Valencia ka zbuluar se 35% e skuadrës (lojtarë dhe staf) rezultuan pozitiv dhe sipas spanjollëve kjo ka ndodhur prej ndeshjes me Atalantën në Milano dhe Mestaja.

Njoftimi:

Klubi mori masa drastike por u detyruam të luajmë më 19 shkurt në Milano, e cila u bë zona më e nxehtë e koronavirusit. Për këtë arsye rezultatet tregojnë se dy ndeshjet me Atalantën kanë provokuar 35% raste pozitive.