JOQ Albania
Home

Kompanitë shqiptare të marrin shembull! Italiania jep falas 1 milion GB për përdoruesit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17/03/2020 1:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Reagime të shumta ka pasur në lidhje me lajmin që JOQ Albania publikoi pak më parë për kompaninë celulare Telekom Macedonia, në Maqedoninë e Veriut, e cila u kishte dhuruar falas klientëve të saj 10 GB internet, në formë solidarizimi për situatën e krijuar nga Covid-19.

Të shumtë kanë qenë shqiptarët e ndodhur kudo në Europë që kanë dërguar mesazhet nga celularët e tyre në redaksinë e JOQ Albania, ku kompanitë celulare në shtete të ndryshme kishin dhuruar internet falas për abonentët e tyre.

Ndër mesazhet e shumta, ai që na ra në sy ishte mesazhi i një emigranti shqiptar në Itali, i cili zbuloi se një kompani celularësh në Itali ka dhuruar plot 1 milion GB internet falas për përdoruesit e saj.

Bëhet fjalë për kompaninë e njohur, Fastweb, e cila ka gëzuar miliona abonentë të saj në shtetin fqinj këto ditë të vështira, duke dhuruar këtë shifër të jashtëzakonshme të internetit falas.

Kjo dhuratë e çmuar për të gjithë qytetarët italianë, të cilët aktualisht janë ata që po e vuajnë më shumë situatën e koronavirusit, pasi numri i viktimave në vend ka shkuar mbi 2,000, është një solidarizim që thyen limitet.

Ndërkohë vlen të theksohet se asnjë kompani celulare që operon në Shqipëri nuk ka dhuruar asnjë "kacidhe" internet për klientët e saj, për t'u solidarizuar sado pak me ta.

Ndonëse publikuam disa ditë më parë një lajm, ku kishte dhe shqiptarë të shumtë të cilët kërkuan nga kompanitë celulare që operojnë në Shqipëri të ofronin internet falas, duket se kërkesat e qytetarëve duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi këto kompani duket se nuk kanë dëshirë të sensibilizohen dhe solidarizohen me abonentët e tyre në këto ditë të vështira.

Tashmë qytetarët shqiptarë janë në pritje nëse kërkesat e tyre të shtuara gjatë këtyre ditëve do të merren parasysh ndaj kompanive celulare në Shqipëri.

Mbetet për t'u parë gjatë ditëve në vijim nëse edhe kompanitë shqiptare do të solidarizohen me klientët e tyre në Shqipëri.