JOQ Albania
Home

Futbollisti i Juventusit infekton me koronavirus dhe të dashurën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/03/2020 21:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Para pak ditësh, u mësua se mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit. Gjendja e tij është mjaft e mirë dhe duket se po e kalon me sukses.

Megjithatë, një lajm i keq e ka mërzitur sot futbollistin italian. E dashura e tij, Mikela Persiko është infektuar gjithashtu me koronavirus prej mbrojtësit juventin.

Ishte vetë partnerja e lojtarit të “Zonjës së Vjetër”, e cila e dha lajmin në profilin e saj në “Instagram”, por siguroi të gjithë ndjekësit e saj se është mirë me shëndet.

Mikela shkroi:

Jam pozitive me koronavirus, por doja t’ju siguroja se jam mirë me shëndet! Ju falenderoj shumë për shqetësimin që keni treguar!