JOQ Albania
Home

Edhe Cutronte po e kalon me sukses koronavirusin, agjenti: Patrick po bëhet mirë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/03/2020 18:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sulmuesi i Fiorentinës dhe i kombëtares italiane, Patrick Cutrone është një nga personat e infektuar me koronavirus.

Ish-sulmuesi i Milanit duket se së fundmi po ndihet më mirë, edhe pse po lufton me këtë virus.

Kështu të paktën ka thënë agjenti i tij, i cili ka qetësuar gjithë fansat që janë në ankth për gjendjen e lojtarit.

Branchini tha:

Patrick është më mirë, ai është në shtëpi dhe po kalon ditët e nevojshme për të përballuar virusin. Falë zotit, ai dhe e dashura e tij janë më mirë. Ata kurrë nuk kanë qenë keq, por kanë pasur ethe dhe tani po përmirësohen.

Kujtojmë që Patrick Cutrone është lojtar i Wolverhampton por luan si i huazuar te skuadra e Fiorentinës në Serinë A ku firmosi në merkaton e janarit.