JOQ Albania
Home

‘Mund të preket nga Covid-19’, babai u drejtohet shqiptarëve për djalin: Përulem, i duhen ilaçet
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16/03/2020 17:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa numri i të infektuarve në vendin tonë është rritur dhe thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë.

Por shumë shqiptarë janë në kushte të vështira ekonomike. Ata me vështirësi mbijetojnë në ditë normale dhe jo më në këto ditë.

Një apel për ndihmë ka ardhur pranë redaksisë së JOQ Albania. Pllumb Dungaj, i cili jeton në banesat sociale në Shkozë në Tiranë ka shkruar për të kërkuar ndihmë për djalin e tij të vogël.

Ai tregon se për shkak të situatës ndodhen të izoluar në shtëpi prej Covid-19. Djali i tij i vogël me emrin Reis ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve.

Ai ka nevojë emergjente për medikamente dhe mundësia ekomike e familjes së tij është zero. Reisi vetëm 3-vjeç e gjysmë vuan nga epilepsia, asmë bronkiti dhe kardiopati si tregon babai i tij dhe imuniteti i tij është shumë i dobët.

Familja e tij ka nevojë për ndihmë për të përballuar krizën e urisë, pasi nuk kanë asnjë mundësi ekonomike.

I ati i i tij ka shkruar pranë JOQ Albania:

Përluem sepse Reisi mbetet një ndër fëmijët e parë që mund të preket nga Covid-19, pasi pamundësia ekonomike dhe sociale është zero.

Babai i tij ka bërë thirrje që ta ndihmojë kush të mundet duke nisur nga instituticionet dhe secili shqiptar që ka mundësi ta ndihmojë. Më tej ai ka treguar:

Të ardhurat e mia janë të papërballueshme në këtë situatë që është vendi. Si mund të gjej një zgjidhje jetike në situatën ku është vendi?

Numri ku mund të kontaktoni për të ndihmuar Reisin e vogël është ky: 0686524078.