JOQ Albania
Home

Rugani i qetëson të gjithë nga karantina: Gjatë gjithë kohës kam qenë mirë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/03/2020 16:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Daniele Rugani ishte futbollisti i parë i Serisë A që u infektua me koronavirus, ndërsa pas tij numri sa vjen dhe po shtohet.

Gjithsesi, për fatin e mirë, të gjithë janë në gjendje mjaft të mirë shëndetësore dhe pa simptoma.

Ka qenë vetë Rugani i cili ka sqaruar situatën që po kalon duke qetësuar të gjithë tifozët.

Ai tha:

Dua t’i qetësoj të gjithë duke i thënë se jam mirë. Gjatë gjithë kohës kam qenë mirë, nuk kam pasur simptoma të rënduara siç është shkruar në media. Ndjehem me fat pasi ishte një goditje e bukur, edhe sepse isha i pari që u preka. Shpresoj të ketë shërbyer për të sensibilizuar të gjithë ata që nuk e kishin kuptuar rëndësinë e problemit. Tani më mungon shumë të përqafoj të dashurit e mi, pasi jam i vetëm në hotel dhe duhet të qëndroj ende këtu. Izolimi është i gjatë dhe i mërzitshëm për mua, kështu që sapo të dal do të shkoj të takoj njerëzit më të dashur për mua.