JOQ Albania
Home

Punonte si trajner futbolli, 21-vjeçari spanjoll vdes nga koronavirusi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/03/2020 14:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Francisco Garcia , trajneri i të rinjve te ekipi i Atletico Portada Alta në Spanjë, ka vdekur në moshën 21-vjeçare, pasi ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Prej 3 vitesh ai punonte si trajner te ekipi modest spanjoll duke stërvitur futbollistët e rinj.

Më shumë se 300 persona janë ndarë nga jeta në Spanjë që nga shpërthimi i Covid-19.

Mendohet se Garcia mund të jetë një nga personat më të rinj që vdiq si rezultat i koronavirusit në gjithë globin.

Futbolli spanjoll, përfshirë LaLiga, tashmë është pezulluar në një përpjekje për të mbrojtur lojtarët dhe për të kufizuar përhapjen e virusit vrasës.