JOQ Albania
Home

Ideja e çmendur/ “Kampion i Anglisë të shpallet Crystal Palace”
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/03/2020 13:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Premier League është ndërprerë prej koronavirusit dhe situata duket kaotike. Kampionati është pezulluar deri në 3 prill dhe nuk dihet a do rifillojë edhe pas kësaj date.

Liverpooli pret të shpallet kampion, titull që i mungon prej 30 vitesh, por kjo ndalesë i ka futur ata në ankth.

Idetë janë të shumta dhe të enjten do të vijë edhe takimi i drejtuesve të Premier Leagues, i cili do të hedhë më shumë dritë.

Por dikush hedh edhe ide alternative, me humor sigurisht, siç është edhe ajo e dorëzimit të titullit në bazë të tre ndeshjeve të fundit.

Stiv Perish, presidenti i Crystal Palace propozon me ironi që kampionati të vendoset nga tre javët e fundit.

Arsyeja? Sepse skuadra e tij do të shpallej kampione, pasi ka grumbulluar më shumë pikë në 3 javët e fundit.