JOQ Albania
Home

Sondazhi/ 83% e votuesve kundër lejimit të punës nga kryeministri në Call Center e fasoneri
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16/03/2020 1:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria po përballet prej disa ditësh me gjendjen e "shtetrrethimit", për shkak të koronavirusit, ku janë konfirmuar 42 raste, mes tyre edhe një viktimë.

Qeveria vendosi pak ditë më parë mbylljen e lokaleve, bareve, restoranteve dhe shumë bizneseve të ndryshme në të gjithë vendin, përveç ushqimoreve dhe farmacive, në kuadër të masave për të luftuar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.

Qeveria vendosi gjithashtu mbylljen e biznesit Call Center dhe fasonerive në të gjithë vendin të premten.

Mirëpo, kreu i qeverisë ka vendosur gjatë orëve të fundit të lejojë hapjen e bizneseve Call Center dhe sektorit të fasonerisë, që operojnë në vendin tonë, duke nisur që nga dita e sotme (e hënë).

Por si është pritur ky vendim i qeverisë nga shqiptarët?

Për të krijuar një panoramë sa më të qartë, JOQ Albania ka zhvilluar një sondazh në faqen në "Facebook".

Pyetja e sondazhit ishte:

Kryeministri nga nesër ka lejuar punën në Call Center dhe fasoneri. A jeni dakord?

Mbi 38 mijë shqiptarë shprehën mendimin e tyre në lidhje me këtë pyetje brenda 4 orësh.

83% e votuesve, ose 32 mijë prej tyre, nuk janë dakord për lejimin e punës në Call Center dhe fasoneri, ndërsa 17% e tyre aprovojnë vendimin e qeverisë.

Ky vendim i qeverisë është kundërshtuar nga shumë punonjës të kompanive Call Center dhe të fasonerisë, të cilat kryesisht zotërohen dhe udhëhiqen nga biznesmenë italianë, ku të shumtë kanë qenë ata që kanë dërguar mesazhe në redaksinë e JOQ Albania ku shprehin mospajtimin e tyre.

Ky sondazh pasqyron qartë opinionin e shqiptarëve, të cilët kurrsesi nuk janë dakord me këtë vendim, pasi punonjësit ndihen të rrezikuar, pasi ka edhe kompani që kanë me qindra punonjës të punësuar, që punojnë në ambiente të mbyllura.