JOQ Albania
Home

Koronavirusi, shqiptari publikon pamjet nga Gjermania: Bashkia shpërndan ushqime për të varfërit, po në Shqipëri?
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15/03/2020 18:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shqiptar që jeton në Gjermani ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon se si autoritetet gjermane po e menaxhojnë situatën e krijuar nga koronavirusi.

Ai thotë se Bashkia e Këlnit në Gjermani ka shpërndarë ushqim falas për të varfërit dhe personat e pastrehë në këto ditë të vështira.

Emigranti shqiptar ka dërguar edhe disa foto ku shihet se janë ngritur disa pika që shpërndajnë ushqim për personat në nevojë.

Sipas tij, autoritetet shqiptare janë vite larg në krahasim me ato shqiptare, pasi në vendin një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani.

Mesazhi i plotë:

Prsh JOQ, jemi shume vite larg shikoni si bashkia e Kelnit ne Gjermani shperndan ushqim per te varferit dhe te pastrehet ne keto dite te veshtira per krejt njerezimin... dhe ska problem per anonim sja kemi friken as atij te gjatit as atyre te shkurterve qe e kane terrorizuar dhe rrenuar popullin Shqipetar ♥️

Vlen të theksohet se në Shqipëri ka shumë familje të varfëra, për të cilat askush nuk ka pyetur se si po i kalojnë këto ditë ku i gjithë vendi është izoluar dhe vendosur në "shtetrrethim".

11 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Gjermani, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 5,620.