JOQ Albania
Home

Me shpresë do parandalohet! Gripi sezonal ka marrë 98,411 jetë gjatë 2020-s, Koronavirusi 5,815
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14/03/2020 22:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Koronavirusi u shpall pandemi pak ditë më parë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për shkak të përhapjes së shpejtë në mbi 100 shtete të botës.

Virusi shpërtheu për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, gjatë ditëve të fundit të muajit dhjetor dhe më pas u përhap në të gjithë shtetin aziatik dhe mori përmasa globale disa javë më pas.

Deri më tani nga koronavirusi kanë humbur jetën 5,815 persona, ndërsa numri total i të infektuarve ka shkuar që nga fillimi i epidemisë është 155,862.

Aktualisht, koronavirusi ka 75,609 raste aktive, prej të cilëve 5,908 të infektuar ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Referuar statistikave të "Worldometers.info", 74,438 persona janë shëruar plotësisht nga koronavirusi.

Vlen të theksohet se sipas buletinit "Worldometers", numri i viktimave nga gripi sezonal në të gjithë botën gjatë këtij viti është 98,411 persona, 1,236 prej tyre kanë ndërruar jetë vetëm sot.

Referuar këtyre statistikave, koronavirusi nuk është aq alarmant për numrin e viktimave që shkakton, por vetëm për shkak se është shumë ngjitës dhe mund të përhapet me shpejtësi të madhe, pasi është ndër viruset e rrallë që mund të mbijetojë për disa orë në ambiente metalike, plastike dhe druri.

Mund të përmendim faktin që malaria është një ndër sëmundjet që vijon të marrë shumë jetë njerëzore.

Sipas statistikave, malaria u ka marrë jetën 198,646 personave në të gjithë botën vetëm gjatë këtij viti.

Vlen të përmendin edhe që alkooli është një nga vrasësit më të mëdhenj, pasi ka shkaktuar 506,515 vdekje gjatë këtij viti.

Një tjetër vrasës i madh është edhe duhani. Sipas "Worldometers", 1,012,391 persona kanë humbur jetën gjatë këtij viti nga duhanpirja.

Ndërsa numri më të lartë të vdekjeve brenda këtij viti e mban kanceri, me 1,663,260 viktima. Po ashtu, edhe nga HIV/Aids kanë humbur jetën mbi 340 mijë persona gjatë 10 javëve të para të këtij viti.

*Shënim: Të gjitha shifrat dhe statistikat janë marrë nga buletini i statistikave: Worldometers

Kush është Worldometer?

Worldometer drejtohet nga një ekip ndërkombëtar i zhvilluesve, studiuesve dhe vullnetarëve me qëllim që statistikat botërore të vihen në dispozicion në një format dhe kohë reale për një audiencë të gjerë në të gjithë botën. Worldometer është në pronësi të Dadax, një kompani e pavarur. Ata nuk kanë asnjë lidhje politike, qeveritare ose korporative.

JOQ Albania