JOQ Albania
Home

Indianët “besojnë” se kanë gjetur kurën e Koronavirusit, pijnë urinë lope
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14/03/2020 19:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Qindra besimtarë hindu në Indi organizuan një festë të pirjes së urinës së lopës të shtunën me bindjen se ajo do të shkatërrojë koronavirusin.

Ende nuk ekziston një vaksinë në dispozicion për virusin, i cili është duke u përhapur në të gjithë botën dhe deri më tani ka infektuar më shumë se 140,000 njerëz, dhe ka shkaktuar më shumë se 5,000 vdekje.

Por një grup i quajtur Akhil Bharat Hindu Mahasabha (All India Hindu Union) priti 'festën' e pirjes së urinës të shtunën në Delhi, kryeqytetin e vendit, me shpresën për të mbrojtur veten e tyre.

Në festë morën pjesë rreth 200 njerëz dhe organizatorët shpresojnë të organizojnë përsëri organizime ngjashme gjatë ditëve të tjera. Në Indi janë shënuar 84 raste të me COVID-19, me dy vdekje.

Fotografitë tregojnë gjithashtu grupe burrash dhe grash që pinë urinën nga gota qeramike dhe plastike.

Om Prakash, një person i pranishëm në festë tha:

Ne e kemi pirë urinën e lopës për 21 vjet, ne gjithashtu bëjmë banjë në gropën e lopës. Asnjëherë nuk e kemi ndjerë nevojën për të konsumuar ilaçe angleze.

Chakrapani Maharaj, shefi i Unionit Hindu në të gjithë Indisë, pozoi për fotografët ndërsa vendosi një lugë të mbushur me urinën e lopës pranë fytyrës së një karikature të koronavirusit.

Drejtuesit e partisë nacionaliste Hindu të Kryeministrit Narendra Modi kanë mbështetur më parë përdorimin e urinës së lopës si ilaç dhe një kurë për kancerin.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania