JOQ Albania
Home

U zhduk disa ditë më parë, gjendet shëndoshë e mirë vajza e mitur
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13/03/2020 19:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë e mitur u zhduk pa gjurmë disa ditë më parë.

Ajo u largua nga shtëpia më pesë ditë më parë, më 7 mars, ndërsa familjarët e saj e denoncuan zhdukjen e saj në polici.

Një prej familjarëve dërgoi një mesazh në redaksinë e JOQ Albania ku kërkonte ndihmën e të gjithë qytetarëve që mund të dinin diçka për vajzën e quajtur, Hatixhe Meçja.

Redaksia jonë e publikoi rastin urgjent, ndërsa ata që kishin informacione për vajzën e larguar nga shtëpia e kanë bërë detyrën e saj si qytetarë.

E themi këtë pasi sot ka ardhur një lajm i mirë nga familjarët e vajzës, të cilët njoftojnë se Hatixheja është gjetur shëndoshë e mirë.

E mitura u largua nga banesa pas një zënke që pati me mamanë e saj.