JOQ Albania
Home

E rëndë në Berat, një person bie pa ndjenja në tokë pranë trotuarit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13/03/2020 19:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një person ka rënë në tokë pa ndjenja në Berat pak minuta më parë.

Ka qenë një qytetare, e cila ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania ku shihet personi i shtrirë dhe pa ndjenja pranë trotuarit të një rruge të qytetit.

Disa kalimtarë të rastësishëm i janë afruar pranë për t'i dhënë ndihmën e parë dhe kanë lajmëruar policinë e ambulancën.

Sipas qytetares, ambulanca u vonua rreth 20 minuta.

Nuk dihet se si ra përtokë burri, por paraprakisht dyshohet se është rrëzuar nga biçikleta.

Ai është transportuar në spitalin e Beratit, ndërkohë që nuk ka informacione për gjendjen e tij shëndetësore.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq! Sapo ndodhi ne berat, nje burre ka rene ne toke. Policia erdhi ndersa ambulanca u vonua mbi 20 min. Me duket se ra nga biciketa, nuk e di tamam se si ndodhi. E transportuan per ne spitalin e beratit nuk e di ne cgjendje shendetesore esht. Flm"