JOQ Albania
Home

Skandali/ Shqipëria në shtetrrethim? Salillari urdhër punonjësve: Nesër në 7 të gjithë në punë!
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14/03/2020 2:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e djeshme në redaksinë e JOQ Albania mbërriti një video, ku shihej se si nga ambientet e firmës së njohur të ndërtimit "Salillari shpk", lëshoheshin shtëllunga tymi në ajër, të cilat rrezikojnë seriozisht shëndetin e qytetarëve të Tiranës.

Sikur të mos mjaftonte kjo, "Salillari shpk" ka dhënë urdhër që të nxjerrë punonjësit e saj në punë, pavarësisht se qeveria urdhëroi të gjitha bizneset dhe kompanitë, që të pezullojnë aktivitetin e tyre për një afat të pacaktuar.

Një qytetar ka dërguar një mesazh, që iu është dërguar të disa prej punonjësve të firmës "Salillari shpk" në WhatsApp, ku ata njoftohen se që nga dita e nesërme rifillojnë punimet në Projektin "Unaza e Tiranës", Loti i parë.

Në njoftim thuhet se është marrë leja përkatëse nga Policia Rrugore për transportimin e punonjësve për në kantierin e ndërtimit për të dy turnet, përfshi këtu edhe ata që jetojnë në qytete të tjera.

Kjo bie në kundërshtim të plotë me rregullat e vendosura nga vetë qeveria për "shtetrrethimin".

Mesa duket, "Salillari shpk", jo vetëm që është një nga firmat e preferuara të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, ku ka përfituar dhjetra tendera, por për këtë firmë mund të aplikohen edhe standarde të tjera, duke u favorizuar dukshëm nga vetë shteti dhe qeveria.

Ky vendim i firmës së ndërtimit "Salillari shpk", përbën një skandal më vete, për shkak se punonjësit e kësaj firme do të detyrohen të punojnë, kur thuajse i gjithë biznesi në vend, përveçse farmacive dhe ushqimoreve, është pezulluar.

Mesazhi i qytetarit:

Prsh JOQ, Kompania “Salillari” ka dhen urdher qe te nxjerri njerzit neser ne pun me miratim te vet shtetit edhe pse jemi ne “shtetrrethim”🤬🤯