JOQ Albania
Home

Policia Bashkiake luftë me like e share Koronavirusit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14/03/2020 2:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania.

Në mesazhin e dërguar ai shkruan se ‘lufta’ që policia bashkiake e Tiranës i bën koronavirusit, është për të ardhur keq.

Në mesazhin e nisur nga qytetari është një fotografi e cila tregon një bisedë bisedë në një grup whatsapp-i i policisë bashkiake.

Ermal Kapllani, drejtori i Policisë Bashkiake të kryeqytetit, thotë në grup:

Konsideroni like/share si armë që vret koronavirusin. Sa më shumë like/share të bëjmë aq më shumë koronavirus shfarosim. Zjarr.

Mesazhi i qytetarit për JOQ Albania:

Përshëndetje JOQ! Lufta që Ermal Kapllani (për të gjithë ju që se njihni, kryetari i policisë bashkiake) i bën sëmundjes! Kështu do ta shfarosë koronën ky!

Mesa duket, propaganda e Bashkisë së Tiranës ka arritur në nivele tejet qesharake.

Me të tilla mesazhe, si ai i Ermal Kapllanit, me siguri që koronavirusi do të mendohet dy herë përpara se të përhapet dhe do të stepet disa hapa pas, pasi të përballet me çetën "online" të Bashkisë së Tiranës, që si armë të vetme për shfarosjen e Covid-19 paskërka like-t dhe share-t në rrjetet sociale.