JOQ Albania
Home

Frika nga koronavirusi, qytetarja: Durrsakët dhe tiranasit po dynden drejt Korçës
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12/03/2020 22:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një mesazh i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.

Bëhet fjalë për një qytetare nga Korça, e cila pretendon se për shkak të frikës nga koronavirusi, po ndodh një fenomen i "çuditshëm".

Ajo shprehet se shumë banorë të Tiranës dhe Durrësit janë dyndur drejt Korçës, pasi deri më tani në qytetin juglindor nuk është konfirmuar asnjë rast me koronavirus.

Sipas saj, ardhja e shumë qytetarëve nga Tirana e Durrësi mund ta shndërrojnë Korçën në një vatër infeksioni për të gjithë.

Qytetarja thekson se policia nuk po e bën siç duhet detyrën, duke lejuar këtë "dyndje".

E shqetësuar dhe irrituar në të njëjtën, ajo i këshillon të gjithë qytetarët e Durrësit e Tiranës që të rrinë më mirë në shtëpitë e tyre, pasi askush s'e di nëse ka të infektuar ose jo.

Më tej, qytetarja thotë se Spitali i Korçës është i vogël dhe nuk ka kapacitete për të përballur ndonjë përhapje të mundshme të koronavirusit në këtë qytet.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Kam informacion, por nuk e di nese eshte 100% i sakte, qe shume banore te Tiranes dhe Durresit po drejtohen ne Korce, sepse ketu nuk ka asnje rast virusi. Te pakten te konfirmuar. Nuk dua te tregohem e serte, por a nuk eshte me mire qe njerezit te rrine ne shtepite e tyre? Askush nuk e di nese eshte i infektuar apo jo, nje qytet i vogel si Korca, me kaq dyndje do behet vater infeksioni per te gjithe. Pse duhet ta pesojme ne banoret? Ku eshte policia? Pse nuk e ben punen sic duhet? Plus kesaj, spitali i Korces eshte i vogel, nuk mbart dot kapacitete. Shpresoj te jem gabim! Jam tmerresisht e irrituar! Kemi prinder, gjysher dhe te aferm. NJEREZ TE PAPERGJEGJSHEM!

Vlen të theksohet se masa më e mirë për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit është qëndrimi në shtëpi dhe kufizimi i lëvizjeve.