JOQ Albania
Home

OBSH deklaron Koronavirusin pandemi
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11/03/2020 19:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gati e gjithë bota është në psikozë prej koronavirusit. OBSH e ka deklaruar gjendjen e pandemisë prej koronavirusit dhe ka thënë më tej se vendet e prekura nga ky virus do të rriten.

Ndërkohë në Itali raportohet se janë 12.462 persona të infektuar me koronavirus dhe se deri më tani janë regjistruar 827 vdekje.

Janë shëruar 1,045 persona nga ky virus në Itali. Këto të dhëna i ka bërë të ditura Angelo Borrelli në një konferencë për shtyp për Mbrojtjen Civile.

Edhe pse gjendja e pandemisë është deklaruar, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se kjo fjalë nuk duhet përdorur vend e pa vend sepse shkakton frikë të panevojshmë.

Ndërkohë që thirrjet për të respektuar në mënyrë rigoroze rregullat vazhdojnë.

Burimi: Ilmessaggero.it/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania