JOQ Albania
Home

Viti 2020, fierakja: S’kam ujë në shtëpi, ku t’i lajmë duart te shtëpia e Subashit?!
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10/03/2020 21:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në vendin tonë janë konfirmuar disa të infektuar me koronavirus. Frika dhe paniku është kudo e madhe.

Thirrjet që të respektohen në mënyrë rigoroze rregullat e higjenës vazhdojnë. Ama në redakisë e JOQ Albania ka shkruar një banore e qytetit të Fierit dhe tregon se nuk kanë ujë.

Ajo thotë se është shumë mirë që vazhdojnë thirrjet dhe këshillohen qytetarët, por s’i mund t’i lajnë duart kur nuk kanë ujë në shtëpi.

Mesazhi i saj:

Nuk kemi uje. Mire thone lani duar, po ku ti lajme kur ska uje. Te shkojme ti lajme te shtepia e Armando Subashit ne. Jemi me te semure ne shtepi nuk ngjitet uji ne kat te peste. Te rruga Pinelopi Pirro jetojme s’ka uje edhe thone pastaj i kemi marre masat...