JOQ Albania
Home

Koronavirusi/ AirAsia ofron udhëtime falas
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/03/2020 21:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në përpjekje për të mbushur kabinat në mes të shpërthimit të koronavirusit AirAsia po ofron zbritje që të lënë me gojë hapur – duke përfshirë sediljet me tarifa zero.

Linja ajrore me kosto të ulët me bazë në Malajzi po ofron gjashtë milion vende me ulje të mëdha në total për një promovim të quajtur 'Shitje e Madhe'.

Uljet fillojnë të dielën, më 15 mars, me ofertat e mundshme për udhëtime deri në 1 korrik 2021, dhe destinacionet përfshijnë Australinë, Tajlandën, Indonezinë dhe Singaporin.

Marrëveshja me tarifa zero përfshin vendet në fluturimet e brendshme nga Kuala Lumpur në destinacione të tjera në Malajzi si Johor Bahru, Penang, Langkawi, Alor Setar dhe Kota Bharu.

Gjithçka që udhëtarët duhet të paguajnë janë taksat dhe një tarifë e shërbimit të pasagjerëve prej 12 Ringgit të Malajzisë (2,17 £ / 2,83 dollarë).

Shitje e Madhe gjithashtu përfshin fluturime të njëanshme ndërkombëtare nga kryeqyteti Malajzisë në drejtim të Singaporit, Phnom Penh, Jakarta dhe Phuket për vetëm 44 Ringgit të Malajzisë (7,95 / 10,38 dollarë).

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania