JOQ Albania
Home

Çuçi 30 mln lekë me taksat tona për të monitoruar çfarë shkruajnë mediat për të
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 10/03/2020 12:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bledi Çuçi u vendos nga kryeministri Edi Rama në krye të menaxhimit të situatës pas tërmetit të 26 nëntorit. Që nga ajo kohë ministri i bujqësisë ka qenë më i angazhuar për mënyrën sesi do të bëhej programi i rindërtimit të banesave apo edhe për të zgjidhur çështjet e tjera të lidhura me pasojat që la tërmeti i cili mori 51 jetë njerëzish.

Duke qenë se është i angazhuar në këtë pozicion për Çuçin ka rëndësi më të madhe se çfarë thonë mediat për të, sesa për vështirësitë që kanë hasur shumë banorë të qyteteve të ndryshme të cilët kanë ngelur pa shtëpi dhe disa prej tyre nuk kanë ku të fusin kokën.

Faktin se për Çuçin ka më rëndësi ato çfarë thonë mediat për të, e tregon tenderi i fundit i shpallur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në fillim të marsit. Objekti i tij është “Monitorimi i mediave dhe realizimi i raporteve përmbledhëse mujore të aktiviteteve të MBZHR-së”, dhe ka një fond limit prej 30 milion lekësh.

Deri para 17 shkurtit, Çuçi bashkë me shefin e tij po bënin lypësin nëpër vendet e Europës për mbledhjen e fondeve për programin e rindërtimit të banesave të dëmtuara, por mesa duket gjithçka ka ndryshuar pas kësaj date kur BE-ja dhe miqtë e tjerë ndërkombëtare vendosin t’i jepnin Shqipërisë 1.15 miliard euro.

Duke qenë se janë mbledhur kaq shumë para, kreu i dikasterit të Bujqësisë e ka parë si të arsyeshme që ca para t’i harxhojë për të monituar mediat, kur zakonisht duhet të ndodhë e kundërta që mediat duhet ta monitorojnë Çuçin për punën e tij. JOQ ALBANIA