JOQ Albania
Home

Filmohet që vjedh, kur të tjerët blinin nga frika e koronavirusit: Shfrytëzoi momentin e fluksit
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09/03/2020 23:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Shqipëri janë konfirmuar dy të infektuarit e parë me koronavirus. Ata janë babë e bir.

Gjatë ditës një numër i madh shqiptarësh janë parë nëpër supermarkete për t’u funizuar me ushqime.

Por një qytetar ka nisur një video pranë redakisë së JOQ Albania dhe tregon se një person ka shfrytëzuar momnetin kur ka pasur shumë fluks në market për të vjedhur.

Qytetari tregon se personi në video ka vjedhur një vodka. Më pas bën një thirrje për atë që e ka vjedhur dhe i thotë ta sjellë te marketi në Don Bosko.

Mesazhi i tij:

Pershendetje! Nje person shfrytezon momentin e fluksit ne markete dhe vjedh shishe vodka. I them ta sjell te marketi ne don bosko.

Si shikohet dhe në video burri e kthen kokën për të parë nëse ka njeri vërdallë, por ka harruar se ka kamera dhe ato filmojnë.