JOQ Albania
Home

‘Shoferi i ambulancës ishte i dehur’, shqiptarja: I ka futur drejtoresha i kanë dhënë nga 4-5 mijë euro
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07/03/2020 21:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident ndodhi në Elbasan gjatë orëve të mbrëmjes së sotme. Raportohet se ambulanca e një spitali është përplasur me një automjet tip ”Volkswagen”.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur shoferi i automjetit dhe gruaja e tij. Në njoftimin e policisë shkruhet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Pak më parë në redaksinë e JOQ Albania ka shkruar një qytetare dhe ka treguar detaje në lidhje me këtë ngjarje. Sipas saj shumica e shoferëve janë futur në punë me para nga drejtoresha dhe tani ajo nuk u kërkon dot llogari sepse ata kanë dhe nga 4-5 mijë euro e tani pinë dhe bëjnë si u do qejfi.

Mes rreshtash në mesazhin e saj ajo shkruan se në spitalin e Elbasanit është bërë një katrahurë sa me zor rregullohet, pasi është mbushur spitali me njerëz të paaftë.

Mesazhi i plotë:

Mirmbrema JOQ!Para pak minutash ne Elbasan shoferi i ambulancës se spitalit Elbasan ne gjendje te dehur ka ber aksident duke perplasur dy te tjere.Por a e dini pse arriti puna deri ne kte situate? Shumica e shofereve jane futur me para nga drejtoresha dhe tani ajo nuk i kërkon dot llogari sepse ato kanë dhe nga 4-5 mije euro dhe kto pine e bëjnë si u do qefi.Ne spitalin e Elbasanit eshte bere nje katraure qe zor se rregullohet.Eshte mbushur me njerëz te paafte qe mbajne poste kryesore dhe rrezikojne rende jeten e njerezve nga padituria dhe kjo vetem se jane femije ose niperit e te forteve te Elbasanit ose kane dhene lek per tu futur ne pune.Shpresoj qe nje dite kjo katraure te rregullohet.

Foto ilustruese