JOQ Albania
Home

Lleshi shpenzon 1.1 mld lekë për makina me qira për “ Illyrian Guard”
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 07/03/2020 17:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pse po mbush vitin që është krijuar “ Illyrian Guard” e cila është nën menaxhimin e ministrit të brendshëm Sandër Lleshi, kjo kompani nuk e ka filluar aktivitetin për të cilin është ngritur.

Qëllimi i ngritjes së kësaj kompanie është ruajtja e institucioneve shtetërore, pasi sipas kryeministrit Edi Rama po harxhohen shumë para nga buxheti i shtetit për shërbime të ruajtjes fizike dhe juridike të ndërtesave shtetërore.

Edhe pse nuk ka filluar akoma aktivitetin, ky institucion ka bërë disa tendera me shifra multimilionëshe për kompletimin e kësaj strukture me pajisjet e nevojshme për ruajtjen e objekteve të ndryshme.

Tenderi i fundit që ka bërë kjo kompani është me objekt “Marrje me qira operacionale të automjeteve”. Fituesi i këtij tenderi është shpallur kompania “Albania Car Rentals” e cila do të përfitojë jo pak para.

Kjo kompani do t’i ofrojë makina me qira për 4 vite “Illyrian Guard” dhe nga ky shërbim pronari i këtij biznesi Gert Gjeli do të përfitojë 1.1 miliard lekë.

Në specifikimet teknike thuhet se do të merren 51 makina me qira për 4 vite. Por lind pyetja pse Lleshi nuk përdor makinat e ministrisë së brendshme edhe për këtë kompani ? A duhet patjeter që të merren me qira kaq shumë makina?

Deri sa kjo kompani të fillojë aktivitetin mesa duket do harxhojë edhe disa miliarda lekë nga buxheti i shtetit që të kompletohet me të gjitha mjetet e nevojshme.