JOQ Albania
Home

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, qytetari: Ka një të vdekur e kishin mbuluar
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06/03/2020 21:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Durrës- Tiranë.

Një qytetar ka shkruar pranë redakisë së JOQ Albania dhe ka treguar për këtë aksident. Sipas asaj që ai shkruan një person ka humbur jetën. Më tej ai thotë se nuk dallohet gjinia e viktimës, pasi e kishin mbuluar.

Mesazhi i tij:

Tani Ne durres Tiran. Ka nje te vdekur Po ste lente polici Me filmu Su dukte E kishun mbulu.

Më poshtë po sjellim edhe pamjet nga ky aksident fatal. Si shkohet dhe në videot e nisura pranë JOQ Albania viktima është e mbuluar dhe pranë ka disa persona dhe policia.

Në njoftimin e policisë shkruhet se një mjet me drejtuesen shtetasen K.G., 21 vjeçe, në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikur i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Me datë 06.03.2020, rreth orës 20:35, në autostradën Durrës-Tiranë, një mjet me drejtuesen shtetasen K.G., 21 vjeçe, në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikur i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.6 për veprime të metejshme. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.