JOQ Albania
Home

Naftëtari Voshtina u nda nga jeta pa marrë djersën e tij, me premtimin e Ramës: Do shpëtojmë naftën nga grabiqarët
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06/03/2020 18:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të ishe naftëtar dikur ishte një punë e nderuar, sot në vitin 2020 një naftëtar vuan për një copë bukë.

Mëngjesin e sotëm naftëtarët dolën sërish në protestë. Ata kërkojnë vetëm atë që u takon, pagat që nuk janë dhënë edhe pse kanë punuar.

Këta naftëtarë nuk janë paguar për muaj me radhë. Protesta e tyre u ndal për disa ditë, pasi ata u paguan vetëm me tre paga.

Një koleg i tyre Artan Voshtina u nda nga jeta disa ditë më parë. Pas la gruan dhe dy fëmijët. Edhe Voshtina protestonte për pagat e pamarra, por zemra e tij nuk duroi më dhe iku nga kjo botë.

Ai jetonte në qytetin e Fierit dhe ishte teknolog specialist prej shumë vitesh në uzinë, i pa paguar.

Artan Voshtina ishte i mërzitur për atë që po ndodhte jo vetëm me të por me gjithë kolegët e tij. Teksa sot kolegët e tij protestuan, ai nuk është më në këtë botë dhe iku duke dëgjuar vetëm premtimet boshe të kryeministrit Edi Rama.

Para se të merrte pushtetin në Patos, qytezën e naftëtarëve Rama premtoi, në vitin 2013:

Po këtu brenda një viti një konferencë nëdërkomëbtarë për të shpëtuar naftën, për të shpëtuar sektorin e naftës nga grabiqarët dhë për t’ia kthyer këtë pasuri të madhe në forma mirëqënie këtij populli këtu në Patos dhe popullit shqiptar.

Kanë kaluar 7 vite që nga ky premtim dhe naftëtarët po kërkojnë bukën e gojën. Artan Voshtina iku nga gojë botë pa marrë as djerësën e tij dhe la pas dy fëmijë, që sot nuk kanë babanë e tyre./ JOQ Albania