JOQ Albania
Home

Banorët e Matit protestë kundër HEC-it/ Vendosin arkivol para bashkisë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 06/03/2020 16:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme banorët e Zall-Gjoçaj, Melthit dhe fshatrave të Matit kanë protestuar kundër ndërtimit të HEC-eve.

Banorët kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të transmetuar një mesazh lidhur me situatën.

Ata kanë vendosur një arkivol para bashkisë për të treguar se nëse merret uji vendi ku ata jetojnë nuk do ketë më jetë.

Nuk pranojmë kriminela. Largoni duart e pista. Nuk kemi ujë për tokat e italianit. Ai ujë të burojë në çezmat tona dhe për zhvillimin e Matit, jo në tubat e italianit. Merreni arkivolin ta gëzoni, futini projektet në arkivol.

Kujtojmë se banorët e fshatit Zall Gjoçaj kanë muaj në protesta për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit i cili sipas tyre do ju marrë ujin duke mos lejuar më ujitjen e tokave dhe duke penguar zhvillimin bujqësor të zonës.