JOQ Albania
Home

Gonxhja i Patentave i jep 350 mln lekë nipit të Sadri Abazit dhe ish-kandidatit socialist
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 06/03/2020 13:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pjesa dërrmuese e tenderave fitohen nga biznesmen, miq apo të afërt që kanë lidhje me qeverinë e “Rilindjes”.

Mjafton që të kesh një të afërm ose mik në një prej institucioneve të cilët bëjnë tendera dhe shanset për ta fituar atë janë shumë të mëdha. Kjo gjë ndodh nëpër ministri, bashki apo edhe në institucionet vartëse të tyre.

Një prej këtyre kompanive është edhe “ Alko-Impex General Construcion”, e cila ka si administrator, nipin e deputetit të Rilindjes, Sadri Abazin. Kjo lidhje nuk e ka ndihmuar Arbër Abazin që të marrë tendera me shifra multimilionëshe vetëm nga institucionet e qeverisura nga “ Rilindja”, pasi ai rezulton fitues edhe në bashkitë që janë udhëhequr nga të djathtët.

Institucioni që i ka dhënë tenderin e radhës është Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të të Transportit Rrugor e cila drejtohet nga Blendi Gonxhja. Objekti i këtij tenderi është “Loti II: “Rikonceptim dhe unifikim i veshjeve strukturore dhe shesheve funksionale në Drejtoritë Rajonale Durrës, Elbasan dhe Vlorë”

Nga kryerja e këtyre punimeve kompania “Alko Impex General Construcion” së bashku me kompaninë “ArkonStudio”, do të përfitojnë 350 milionë lekë.

Kompania e Abazit rënditet në 5 kompanitë që ka përfituar më shumë tendera gjatë këtyre 4 viteve të fundit.

Ndërsa sipas të dhënave të Thesarit, gjatë viteve 2015-2019, kjo kompani ka përfituar nga buxheti i shtetit, plot 23 miliardë lekë.

Por edhe kompania e cila ka fituar tenderin në bashkëpunim me nipin e deputetit rilindas, nuk është e panjohur pasi sipas Thesarit , “ArkonStudio” e cila ka si aksioner kryesor Erjon Kërin dhe Krenar Dilën, rezulton të ketë përfituar nga buxheti i shtetit plot 7 miliardë lekë.

(LISTA E TENDERAVE TË PËRFITUAR NGA ARKONSTUDIO)

Këri nuk është ndonjë i panjohur për publikun, pasi në vitin 2013, ishte në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për qarkun e Beratit.

Kjo tregon se bashkimi i këtyre dy kompanive për marrjen e këtij tenderi nuk ka qënë i rastësishëm. JOQ ALBANIA