JOQ Albania
Home

Bie në lumë me makinë 10 minuta pasi mori patentën
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 04/03/2020 17:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë në qytetin jugor të Kinës, Zunyi, ka bërë aksident me makinë duke rënë në lumë së bashku me mjetin.

Zhang sapo kishte marrë patentën për drejtimin e mjetit por duket se nuk është treguar i kujdesshëm dhe në momentin që ishte duke drejtuar makinën si një shofer i ri, ka tentuar të lexojë mesazhet në celular.

Është ky çasti kur burri ka humbur drejtimin e timonit duke përfunduar në lumë bashkë me makinën e tij.

Për fat të mirë ai nuk ka pësuar asgjë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore përveçse ka dëmtuar makinën e tij akull të re.

Nuk kishin kaluar as 10 minuta nga momenti kur Zhang ishte bërë me patentë por që si duket u nxitua pak më shumë nga sa duhej me drejtimin e mjetit duke thyer menjëherë një nga rregullat e qarkullimit rrugor i cili nuk lejon përdorimin e telefonit në timon.

E bukura e gjithë kësaj është se Zhang po tentonte të lexonte mesazhe urimi që vinin në celular nga miqtë e tij.

Ata e uronin për patentën…

Burimi: Unilad Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania