JOQ Albania
Home

OBSH: Nuk e dimë përse në Shqipëri s’ka të infektuar me Koronavirus
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 04/03/2020 14:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Covid-19 është bërë tema kryesore e lajmeve në mbarë globin për shkak të numrit të lartë të viktimave dhe të të prekurve.

Shqipëria mbetet ende një vend ‘i pastër’ dhe i paprekur nga ky virus vdekjeprurës dhe me sa duket me këtë fakt ka bërë habi edhe përfaqësuesi i Organizatës Botërore të shëndetësisë në Tiranë, Raul Gonzales.

Ai tha:

Do doja që si fillim të theksoj përpjekjet e Shqipërisë për t’u përballur me këtë epidemi. Ka shumë për të folur se përse ne nuk kemi raste në Shqipëri. Ne kemi nevojë t’u besojmë institucioneve tona, ne duhet të besojmë në kapacitetet dhe ekspertët e certifikuar ndërkombëtarisht dhe ne jemi të dijeni të punës së tyre cilësore. Çështja është se ka raste që do zbulohen, me siguri. Kjo është gjëja e parë që dua të nënvizoj. Pse nuk kemi raste? Ne nuk e dimë ende dhe po e them nga OBSH-ja, ne po mësojmë. Unë sapo jam kthyer nga vendi im dhe po zbulojmë gjëra shumë interesante. Përshembull, ne gjetëm një rast të një personi që ndërroi jetë para dy javëve, ai nuk kishte qenë kurrë në Itali, Iran apo Kinë. Ne duhet të kuptojmë ditë pas dite, ne po mësojmë. Gjëja e parë që duhet të kuptojmë është koordinimi i afërt mes organizatave dhe qeverisë dhe kjo po ndodh dhe po funksionon shumë mirë në Shqipëri.

Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi në mbledhjen e task forcës se janë analizuar 42 raste të dyshuara me Covid-19 por kanë rezultuar negative.