JOQ Albania
Home

“Lumi Mat po shkatërrohet”, qytetari: Po e mbushin me inerte nga banesat e “Unazës së Re”
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04/03/2020 11:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shfrytëzimi i natyrës në Shqipëri tashmë po kthehet si një gjë normale nga oligarkë që kërkojnë vetëm të fusin para në xhepat e tyre.

Të painteresuar për natyrën apo edhe për qytetarët të cilët e shfrytëzojnë për të jetuar atë ambient, persona të lidhur me shtetin zhvillojnë biznesin e tyre.

Një rast i tillë ka mbërritur edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA.

Në Skuraj të rrethit Kurbin në lumin Mat, po merret rëra e lumit nga firma që nuk dihet nëse kanë leje mjedisore. Denoncimi ka ardhur nga një banor i zonës i cili shprehet se marrja e rërës po bëhet në afërsi të urës duke e rrezikuar atë.

Ajo që e bën edhe më të pazakontë dhe të turpshme ngjarjen është se ai po mbushet me inerte, siç shihet edhe nga pamjet.

Qytetari shprehet se inertet merren nga prishja e banesave në “Unazën e Rë” në Tiranë.

E turpshme sesi shkatërrimi i një mjedisi natyror vjen nga mbetjet e aferave korruptive të qeverisë.

Qytetari shkruan:

Pershendetje duke qen se jeni faqe merrni me hallet e popullit po ju shkruaj per nje perbleme ne skuraj te rrethit kurbin ne lumin mat, o e shkaterrojne, po merret rera e lumit ne kundershtim me ligjin shum afer ures duke e rrezikuarsi mos te mjaftoje kjo ne vend te saj duke hedhur inerte duke ndotur shtratin e tij.Inertet jane marr ne unazen e re nga tirana.