JOQ Albania
Home

SKANDALI/ Spitali i Durrësit një orë pa energji elektrike, qytetari: Dërgova një të plagosur rëndë për operacion!
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02/03/2020 0:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një skandal i vërtetë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Një qytetar ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku shprehet se në këtë spital është ndërprerë energjia elektrike gati një orë.

Qytetari thotë se kishte dërguar babain e një shoku për operacion, pasi kishte pësuar një aksident me biçikletë, ku kishte marrë lëndime të rënda në kokë.

Mirëpo kur ka mbërritur atje, ka konstatuar që energjia elektrike mungonte.

Ai ka dërguar edhe një video ku shihet mungesa e energjisë elektrike, ndërsa personeli mjekësor i spitalit ndez dritat e aparatëve celularë.

Sipas tij, i lënduari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai shkruan:

Mirmbrema joq ja sa sjella nje pacient eshte direkt per operacion dhe ska drita spitali durres. Videoja eshte bere sot ne mbremje rreth ores 22:00. Un sjella nje babin e nje shokut qe ishte keq fare se ishte rrezu me biciklet dhe ka mar goditje te forta ne koke. Dritat kane ndejt fik gati nje ore. Babi i shokut ndodhet ne gjendej te rende.

Edhe një qytetar tjetër nga Durrësi ka denoncuar këtë skandal. Ai ka dërguar një foto të spitalit nga rruga "Aleksandër Goga".

Në foto shihet se në spital mungon energjia elektrike.

Nuk dihen shkaqet e kësaj ndërprerje të energjisë eletrike në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Vlen të theksohet se kjo situatë mund të rezultonte fatale për pacientë që kanë nevojë urgjente për ndihmë mjekësore.

Nuk dihet nëse gjatë orarit që është ndërprerë energjia elektrike ka patur pacientë që mund të kenë qenë duke u operuar.

Mesa duket në spitalin e Durrësit mungon edhe gjeneratori për raste emergjente, në raste që mund të ndërpritet energjia elektrike.