JOQ Albania
Home

Ekskluzive/ “O Zot i madh, o Zot”, dalin pamjet nga aksidenti tragjik në Tapizë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01/03/2020 23:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i shumëfishtë ndodhi mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Fushë Krujë, në fshatin Tapizë.

Në aksidentin tragjik që u përfshinë tre mjete, humbi jetën një person dhe u plagosën gjashtë të tjerë.

Policia njoftoi se viktima ishte drejtuesi i mjetit tip "Volkswagen Touran", i identifikuar si 59-vjeçari me inicialet F.Xh.

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, të dërguara nga një dëshmitar.

Në video shihen dy nga mjetet e përfshira në aksident.

Gjashtë të plagosurit, të cilët udhëtonin në një autobuz tip "Benz" dhe një autoveturë, janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak:

Më datë 01.03.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, në Tapizë, janë përplasur mjeti tip “Benz” me një mjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F.Xh.,59 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Po si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe 6 pasagjerë të tjerë të autoveturës dhe autobuzit,të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e shkakut të aksidentit.