JOQ Albania
Home

Ironike në Shqipëri/ Më shpejt të vjen pica se ambulanca në derë të shtëpisë
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29/02/2020 22:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shpesh herë në redaksinë e JOQ Albania kanë shkruar shumë qytetarë dhe kanë treguar se kanë kaluar me minuta të tëra, madje dhe me orë edhe ambulanca nuk ka shkuar në vendin ku ka ndodhur një aksident.

Vonesa ka pasur edhe në rastet kur janë konfliktuar disa persona dhe ambulanca ka shkruar me vonesë për t’u dhënë ndihmën e parë.

E mbrëmjen e sotme një qytetar ka nisur një video, ku shikohet se ai udhëton më shpejt se ambulanca për të shpërndarë pica.

Measazhi i tij:

Kur te vjen pica me pare se ambulanca.

Si shikohet dhe në video, ai është pas ambulancës por e parakalon shumë shpejt.

E duhet thënë se kjo është një ironi e madhe në Shqipëri, pasi në vendin tonë më shpejt të vjen pica se sa ambulanca.