JOQ Albania
Home

“Rama ik”, tifozët në kaos pas daljes nga ‘Air Albania’, sportdashësi: Bravo shteti për kushtet perfekte që na ofron!
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28/02/2020 22:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tirana shpartalloi Partizanin mbrëmjen e sotme në derbin e kryeqytetit.

"Bardheblutë" fituan me rezultatin e thellë 5-1, duke turpëruar "të kuqtë", të cilët luajtën edhe pse kaluan të parët në avantazh, u ndëshkuan me karton të kuq në minutën e 14-të, duke mbetur me 10 lojtarë.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin "Air Albania". Pas kësaj fitoreje, Tirana kryesuese shkëputet me pesë pikë nga Kukësi i vendit të dytë.

Ashtu siç është bërë traditë gjatë muajve të fundit, në stadium nuk mungoi as revolta qytetare ndaj qeverisë, ku tifozë të shumtë thirrën në kor: "Rama ik".

Së fundmi, në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video, ku tregohet momenti i daljes së tifozëve nga stadiumi, pas përfundimit të ndeshjes.

Siç shihet dhe në video, gjatë daljes së tifozëve është krijuar kaos dhe gati sa nuk po shtypin njëri-tjetrin te portat dalëse. Qytetari komplimenton shtetin, duke përdorur ironinë, për "kushtet perfekte" që iu ka ofruar futbolldashësve në impiantin e ri.

Ai shkruan:

Bravo Shteti per kushtet perfekte qe na ofron!

Në video nuk mungojnë as thirrjet "Rama ik", duke dëshmuar edhe një herë që kryeministri dhe qeveria e tij, ua kanë sjellë "shpirtin në majë të hundës" shqiptarëve.