JOQ Albania
Home

Pamje nga aksidenti/ Makina kthehet përmbys, udhëtarët dalin të plagosur
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28/02/2020 15:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Vorë. Një qytetar ka nisur një video pranë JOQ Albania, ku shikohen pamje nga ky aksident.

Si shikohet dhe në videon që ai ka nisur makina është kthyer përmbys dhe ata që ishin duke udhëtuar me këtë makinë kanë dalë të plagosur.

Qytetari që ka nisur videon ka shkruar:

Në Vorë ka ndodhur. Si shikohet në video, plagë të lehta kishin. Njëri nga ata ishte më rëndë.

Detaje se cilat kanë qenë shkaqet e këtij aksidenti, apo se cilat kanë qenë rrethanët në të cilat kanë ndodhur nuk janë bërë të ditura.

Në video e nisur pranë JOQ Albania nuk shikohet të ketë forca policie ose ndonjë ambulancë që te ketë shkuar për të dhënë ndihmën e parë të plagosurve.