JOQ Albania
Home

Sondazhi/ 87% e shqiptarëve: Shteti ka dështuar në menaxhimin e sistemit shëndetësor
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26/02/2020 23:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sistemi shëndetësor në Shqipëri ka probleme të panumërta, të cilat shpesh janë denoncuar në media dhe emisione të ndryshme investigative.

Po ashtu, edhe në redaksinë e JOQ Albania, vetëm gjatë muajve të fundit kanë mbërritur me dhjetra mesazhe që tregojnë gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë, përtej propagandës qeveritare.

Një nga problemet më të mëdha të shëndetësisë në Shqipëri është largimi masiv i mjekëve dhe infermierëve drejt vendeve europiane, kryesisht në Gjermani.

Kjo ka bërë që sistemit shëndetësor në vend, përveç "1001 halleve" që ka, t'i shtohet edhe mungesa e mjekëve specialistë.

Për të krijuar një panoramë më të qartë, sesi qytetarët e shohin sistemin e shëndetësisë në vend, JOQ Albania krijoi një sondazh.

Pyetja e sondazhit ishte: A mendoni se shteti ka dështuar në menaxhimin e sistemit shëndetësor, duke patur parasysh që shumica dërrmuese e mjekëve dhe infermierëve janë larguar nga vendi?

87% e qytetarëve janë përgjigjur me PO, duke bërë shtetin fajtorin kryesor për dështimin e menaxhimit të sistemit shëndetësor.

Mesa duket, shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë humbur besimin te shteti, sa i përket shëndetësisë, pasi vetëm një pjesë e vogël e tyre janë optimistë dhe besojnë se nuk është përgjegjësia e qeverisë për dështimin në shërbimin e marrjes së kujdesit shëndetësor.

Ky dështim i qeverisë demonstrohet qartë nga largimi masiv i mjekëve dhe infermierëve jashtë vendim.