JOQ Albania
Home

“Amerika Grup” e babait të anëtarit të Këshillit Bashkiak Kukës përfiton tender 20 mln lekë prej Këshillit të Qarkut Kukës
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 26/02/2020 16:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pjesa dërrmuese e tenderave fitohen nga biznesmen, miq apo të afërt që kanë lidhje me qeverinë Rama. Mjafton që të kesh një të afërm ose mik në një prej institucioneve të cilët bëjnë tendera dhe shanset për ta fituar atë janë shumë të mëdha.

Kjo gjë ndodh nëpër ministri, bashki apo edhe në institucionet vartëse të tyre.

Këtë e tregon edhe tenderi i fundit i bërë publik prej Këshillit të Qarkut Kukës që drejtohet aktualisht nga Abdulla Domi.

Tenderi me objekt “Eventet Lokale per vitin 2020”, është fituar nga kompania “AMERIKA GRUP”.

Për ofrimin e këtij shërbimi kjo kompani do të përfitojë 20 milionë lekë për 11 festa që do të kryhen nga Bashkia Kukës, Tropojë dhe Has.

Kjo kompani ka si aksioner vëllezërit Musli dhe Lulzim Lleshaj.

Por kush është lidhja e tyre që këta kanë arritur ta fitojnë këtë tender?

Bledar Lleshaj, i cili është i biri i Musliut dhe që më parë ka qenë edhe ortak i kësaj kompanie që prej 2019-s është pjesë e Këshillit Bashkiak të Kukësit. Lleshaj përfaqëson  Partinë Socialiste të Moderuar në Këshillin Bashkiak.

Ndërsa sipas Thesarit, për 4 vitet e fundit, kjo kompani ka përfituar 100 milionë lekë nga buxheti i shtetit.