JOQ Albania
Home

Dueli Fury-Wilder, legjenda Tyson zbulon për kë do bëjë tifo
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18/02/2020 17:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tyson Fury, do të ndeshet me kampionin “WBC”, Deontay Wilder, me 22 shkurt në Las Vegas, në një sfidë që pritet me interes të jashtëzakonshëm nga të gjithë të apasionuarit e boksit.

Njëri prej tyre është edhe legjenda, Mike Tyson, i cili ka zbuluar se po mbështet plotësisht Tyson Furyn në mega-ndeshjen e radhës.

Tyson tha për BT Sport:

Më pëlqejnë të dy si boksierë, ata të dy erdhën nga zero dhe arritën të bëhen kampionë në peshën e rëndë. Ju duhet ta respektoni këtë, unë isha në pozicionin e tyre njëherë e një kohë. Në ndeshjen e parë, shpresoja që Tyson Fury të fitonte, e mbështes se ka të njëjtin emër me mua. E logjikshme apo jo? (qesh). Unë kam qenë gjithmonë tifoz i tij. Ai është shumë i pëlqyeshëm, ai është një person komik dhe shumë i aftë në ring. Do të jetë një luftë me të vërtetë interesante, sepse të dy do të kenë diçka për të provuar. Unë vetëm dëshiroj më të mirën për Tyson Fury”.