JOQ Albania
Home

Me sfond perëndimin e Stambollit, prezantohet topi i fazës finale të Champions League
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18/02/2020 14:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rikthehet sonte magjia e Champions League, teksa në mbrëmje luhen dy supesfida, të vlefshme për fazën e 1/8-ve të këtij kompeticioni. Atletico Madridi pret Liverpollin, ndërsa PSG-ja do sfidojë Dordmundin.

Pikërisht sot, në faqen e “Champions” në “Twitter” është prezantuar topi që do përdoret gjatë kësaj faze. Sfera do të jetë e frymëzuar nga qyteti i Stambollit, ku do zhvillohet edhe finalja e madhe e këtij viti.

Yjet do të jenë të bardhë dhe në sfond do të jetë harta e qytetit të Stambollit, ku nuk mungojnë edhe vendet karakteristike të qytetit.

Prej dekadash UEFA ia ka besuar “Adidas” prodhimin e topit të këtij kompeticioni, me kompaninë gjermane që nuk del kurrë nga karakteristikat origjinale të sferës.