JOQ Albania
Home

Përballja me Wilder/ Tyson Fury zbulon detajin e papritur: Do ketë dhe një ndeshje tjetër
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18/02/2020 14:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndeshja e madhe mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder. Boksieri britanik, Tyson Futry ka deklaruar së fundmi se ka një marrëveshje për të zhvilluar edhe një duel të tretë në të ardhmen.

Kjo përballje e tretë do të zhvillohet mes tyre, pavarësisht rezultatit që do të ketë sfida e cila do të do të zhvillohet më 22 shkurt në Las Vegas. Ndërkohë që, përballja e parë, zhvilluar në dhjetor të 2018-ës në Los Anxhelos, u mbyll në barazim.

Fury tha:

Mendoj se bëhet fjalë për shumë para dhe askush nga ne nuk ka ndërmend të heqë dorë prej tyre. Kur të humbasë sfidën jam i sigurt se Wilder do të kërkojë triologjinë, pasi kjo është një sfidë që ka shumë të ardhura. Ju garantoj se unë nuk do ta humbas këtë sfidë. Unë do ta kërkoj një sfidë të tretë edhe sikur të dal sërish barazim”.

Dueli i 22 shkurtit është i vlefshëm për titullin kampion bote të këtij Divizioni, kategoria WBC, që mbahet nga Deontay Wilder. Të dy boksierët janë deri tani të pamposhtur në karrierën e tyre.