JOQ Albania
Home

“Ançeloti po e shkatërronte Elseid Hysajn”
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18/02/2020 13:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Guiffredi, ka lëshuar së fundmi një deklaratë të ashpër. Ai tha se shqiptari po e humbte vetëbesimin nën drejtimin e trajnerit italian, Carlo Ancelotti.

Kapiteni i kombëtarës së Shqipërisë pati shumë probleme të ambientohet në skemat e Ancelottit gjatë kohës që tekniku po drejtonte Napolin.

Mbrojtësi kuqezu nuk luante rregullisht nën urdhërat e 60-vjeçarit, ndërsa aktualisht ai ka gjetur vazhdimësinë me trajnerin e ri, Genaro Gattuso. Agjenti i lojtarit thotë se Ancelotti ishte shkaktari për mungesën e formës së mirë të Hysajt.

Ai tha:

Ancelotti shkatërroi vetëbesimin e Elseid Hysajt. Ai humbi të gjithë sigurinë që kishte’. Carlo nuk bëri punë të mirë te Napoli dhe duhej të shkarkohej shumë më herët. Nuk dua të flas rreth marrëdhënieve të tij me lojtarët, por e di që shumë lojtarë ishin të pakënaqur me të në stol’’.