JOQ Albania
Home

Rikthehet sonte magjia e Champions League, na presin dy super përballje
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18/02/2020 10:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pritja merr fund. Sonte në mbrëmje në orën 21:00, rikthehet magjia e Champions League, kompeticionin më i rëndësishëm europian për klube. Ky kompetiocion, iu mungonte tifozëve prej muajit dhjetor, megjithatë sot në mbrëmje starton faza e saj më emocionuese, ajo me eliminim direkt.

Sfida që merr vëmendjen maksimale, padyshim është ajo mes Atletico Madridit dhe Liverpoolit. Të besuarit e trajnerit Jurgen Klop kanë zhvilluar një kampionat të shkëlqyer në Angli, ndërsa janë një hap larg titullit kampion me diferencë të frikshme ndaj Manchester Cityt.

Kjo ka bërë që fokusi të jetë tashmë në Europë për t’u rikonfirmuar si kampionë.

Ndërkaq, nga ana tjetër, Atletiko Madrid ka pasur shumë ulje e ngritje gjatë këtij sezoni. Trajneri Diego Simeone nuk ka mundur t’i sigurojë vazhdimësi skuadrës dhe në kampionat duket larg dyshes Real dhe Barcelona.

Megjithatë, në fushën e tyre, bardhekuqtë janë një rival tejet i rrezikshëm dhe sot do provojnë t’i bëjnë dëm edhe anglezëve me strategjinë e tyre.

Ndërkohë, sfida tjetër e mbrëmjes është ajo mes Dortmund dhe PSG. Francezët kanë ekipin për të tentuar t’i shkojnë kompeticionit deri në fund, ndërsa në kampionat nuk kanë shumë impenjime pasi rivalët i kanë të paktë.

Trajneri Tomas Tuhel ia ka dalë të rikuperojë Neymar nga dëmtimi dhe ka një armë plus përballë Dortmund.

Gjermanët nga ana tjetër këtë sezon kanë treguar se shënojnë shumë, por edhe pësojnë. Interesante do jetë loja e sulmuesit Erling Haland, i cili në fazën e grupeve me fanellën e Salzburg ia doli të realizonte tetë gola ndërsa sot sfidon Kilian Mbappe.

Ndeshjet sot:

21:00 Atletiko Madrid-Liverpul

21:00 Dortmund-PSG