JOQ Albania
Home

Plas te Milani, futbollisti refuzon të futet në fushën e lojës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18/02/2020 9:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milani mundi mbrëmjen e djeshme 1-0 Torinin, por gjatë ndeshjes ka pasur edhe një moment tensioni në kampin kuqezi. Mbrojtësi i Milanit, Mateo Musakio, nuk pranoi të zëvendësohej me shokun e skuadrës Kjaer, i cili u dëmtua në përfundim të pjesës së parë.

Duke parë dhimbjet në muskulin e krahur të majtë të mbrojtësit danez, Pioli thirri qendërmbrojtësin argjentinas Musakio për t’u hedhur në fushë, por 29-vjeçari kundërshtoi t’i bindej urdhrit të Piolit duke u justifikuar se ndiente dhimbje në pulpë.

I acaruar nga sjellja e lojtarit të tij, Pioli hodhi në fushë 20-vjeçarin Mateo Gabia, i cili realizoi dje debutimin në kampionatin italian. Pas përfundimit të pjesës së parë, Musakio nuk u kthye në pankinën, por qëndroi në dhomat e zhveshjes.

Pas ndeshjes Pioli tha:

Të qenit pjesë e një grupi do të thotë të pranosh vendimet e trajnerit. Kushdo që thirret të aktivizohet në ndeshje, nuk duhet të tërhiqet. Pësuam një goditje të fortë me Interin, por djemtë u zgjuan me zotësi. Të mendojmë për ndeshjen me Fiorentinën".