JOQ Albania
Home

Milani rikthehet te fitorja/ Kuqezinjtë mundin Torinon, vendos sërish Rebiç
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 17/02/2020 22:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milani ka lënë pas humbjen ndaj Interit në kampionat dhe është rikthyer te fitorja.

Kuqezinjtë mundën në fushën e tyre Torinon, në ndeshjen e vlefshme për javën e javës së 24-t.

Kjo fitore erdhi falë golit të kroatit Rebiç në pjesën e parë të takimit, i cili javë pas jave po rikthehet në formën e tij optimale.

Djemtë e Piolit krijuan edhe shumë raste të tjera për të shënuar në pjesën e dytë, por u treguan të pasaktë përballë portierit mik Sirigu.

Me këtë fitore Milani shkon në kuotën e 35 pikëve në 24 javë dhe renditet në vendin e 8 duke shpresuar te pjesëmarrja në Kupat e Europës.