JOQ Albania
Home

Në Itali zbulojnë ekipin e ardhshëm të Marash Kumbullës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 17/02/2020 22:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Marash Kumbulla po zhvillon paraqitje të jashtëzakonshme me Veronën, teksa në vetëm gjysmë sezoni në Serie A po i mahnit të gjithë.

Napoli ishte në garë të fortë për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar, por sipas mediave italiane, e ardhmja e këtij të fundit pritet të jetë diku tjetër.

Futbollisti 20-vjeçar me shumë mundësi do të ndjekë në verën e ardhshme rrugën që të çon në Milano, atje ku do të veshë fanellën e Interit.

Madje kjo ishte edhe arsyeja përse Kumbulla refuzoi Napolin, duke pëlqyer kështu më tepër zikaltrit.

Këta të fundit e kërkuan shqiptarin në janar, ndërsa vetë presidenti i Veronës është takuar me drejtuesit e Interit.

Priten zhvillime të reja në merkaton e verës...