JOQ Albania
Home

Etrit Berisha, portieri me më shumë pritje në Serinë A
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 17/02/2020 18:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Etrit Berisha është duke kaluar një sezon mjaft të mirë me skuadrën e SPAL. Portieri i Kombëtares së Shqipërisë është zgjedhja e parë në skuadrën e tij, dhe besimin e trajnerit po arrin ta justifikojë mjaft mirë.

Sipas statistikave të ‘OptaPaolo’, Berisha është portieri me më së shumti pritje në Serie A. Gardiani i kombëtares shqiptare, ka regjistruar plot 102 pritje gjatë këtij sezoni në kampionatin elitar të fubollit italian.

Formë të lartë po kalon edhe shoku i tij te Kombëtarja e Shqipërisë, Thomas Strakosha, i cili luan me Lazio, po ashtu në Serie A. Konkurrenca për titullarin te kombëtarja ‘Kuqezi’ do të jetë e fortë.