JOQ Albania
Home

Djali shfrytëzon atmosferën e ndeshjes Lazio-Inter për t’i propozuar të dashurës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 17/02/2020 16:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sikur mos mjaftonte atmosfera fantastike në stadiumin "Olimpico" dhe fitorja e Lazios me përmbysje ndaj Interit, një tifoz ka marrë një tjetër dhuratë nga klubi i tij.

Ky i fundit ka propozuar të dashurës së tij përpara fillimit të takimit të mbrëmshëm dhe për këtë i kanë ardhur në ndihmë djemtë që grumbullojnë topat anës fushe.

Në jelekët e mbajtur veshur prej tyre formoheshin fjalët “A do të martohesh me mua”. .

Ai ka bërë kështu një propozim tejet të veçantë të dashurës së tij, teksa kjo e fundit është emocionuar nga një gjest i tillë dhe ka zbritur më pas pranë fushës për t’i thënë “Po” propozimit.

Një kujtim i bukur për çiftin, të cilët në vazhdim shijuan edhe fitoren e Lazios ndaj Interit.