JOQ Albania
Home

Iker Casillas vesh kostumin, konfirmon kandidaturën e tij për president
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 17/02/2020 16:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk ka më dyshime, portieri legjendar, Iker Casillas, do të jetë kandidat për president në zgjedhjet e Federatës Spanjolle të Futbollit, që janë planifikuar të mbahen këtë vit.

Ditën e sotme ka qenë vetë Casillas, i cili nëpërmjet një njoftimi në “Twitter”, ka konfirmuar lajmin.

Ai ka shkruar:

Po, do të paraqes kandidaturën time në momentin kur do të thirren zgjedhjet e Federatës Spanjollë të Futbollit. Së bashku do përpiqemi të dërgojmë edhe Federatën tonë në majën e botës, ashtu si futbolli spanjoll.”

Kujtojmë që Casillas, aktualisht është pjesë e Portos, në kampionatin portugez, teksa ende nuk ka komunikuar largimin e tij nga futbolli. Kjo gjë pritet të ndodhë në momentin që ai do të dorëzojë kandidaturën për president të federatës.