JOQ Albania
Home

U nda pas 12 ditësh martesë, ish-burri i Pam Anderson bën deklaratën e fortë: Ju tregoj të vërtetën
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17/02/2020 12:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pamela Anderson dhe John Peter u martuan rreth një muaj më parë, por të dy vendosën t'i jepnin fund martesës vetëm 12 ditë pasi u kurorëzuan. Pamela foli shkurt në lidhje me këtë ngjarje, ku bëri me dije se vendimi për t'u ndarë, ishte një vendim i përbashkët.

Megjithatë, të tjera fjalë ka thënë sëfundmi ish-partneri i yllit të “Baywatch”. Sipas tij, Pam kishte një borxh shumë të madh, të cilin nuk arrinte ta paguante dot vetë.

Pamela Anderson's ex Jon Peters, seen in May 2007, called himself 'an old fool' as he claims he paid off her $200k debts during 12-day marriage

Fill pasi ai pagoi borxhet e të shoqes, si “falenderim” mori divorcin.

Burri deklaron:

Unë lash gjithçka për Pam. Ajo kishte borxhe rreth 200.000 dollarë që nuk arrinte ti paguante.Kështu që unë pagova borxhet e saja dhe divorci ishte falenderimi që mora”.

Më pas ai shton dhe faktin që Anderson në periudhën që ishin bashkë rinovoi dhe gjithë gardërobën e saj.

It's over: The two are seen during their 12-day marriage last month

Ata kanë qenë të lidhur dhe para 30 vitesh, por Peter nuk arriti ta harronte kurrë aktoren.

Ai shton:

Ka gra të bukura kudo dhe unë mund të kisha zgjedhur, por për 35 vitet e fundit unë e kam dashur vetëm atë. Më bën të egër, në sensin pozitiv. Ajo më frymëzon”.

Gjithashtu Peter tregon dhe mënyrën se si Anderson i kishte propozuar atij për martesë.

As they were: Jon and Pam in 1989 when they briefly dated

Peter shprehet:

Ajo më dërgoi një email ku shkruante se dëshironte të martohej me mua. Ishte një ëndërr që po bëhej realitet dhe pse unë isha në një lidhje me një tjetër. Por siç u pa më pas, ajo po falimentonte prandaj më zgjodhi mua”.

Image

***

Burimi: DailyMail| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA